Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mentor Shala: Kurti po krijon situata për ta fajësuar opozitën dhe për të shkuar në zgjedhje

Gazeta10
22 Prill 2026 - 19:04

Komentatori politik, Mentor Shala në Gazeta tha se kryeministri Albin Kurti po ndjek një strategji të qëllimshme politike që nga zgjedhjet e shkurtit 2025.

Sipas Shalës, që nga 9 shkurti i atij viti e deri më sot, Kurti ka krijuar vazhdimisht situata politike me qëllim që fajin t’ia atribuojë opozitës dhe në fund të çojë vendin në zgjedhje të reja.

Ai tha se një skenar i tillë mund t’i shërbejë kreut të qeverisë për të rritur përqindjen elektorale, duke theksuar se Kurti aktualisht nuk rrezikon humbje politike apo institucionale.

“Sot ai i ka në dorë të gjitha institucionet – presidencën, qeverinë, kuvendin dhe buxhetin. Për aq kohë sa ushtruesja e detyrës së presidentes është njëkohësisht edhe kryetare e kuvendit, ai ka kontroll të plotë institucional”, është shprehur Shala.

Sipas tij, në këto rrethana, për Kurtin nuk paraqet problem që vendi të shkojë sërish në zgjedhje, pasi një situatë e tillë mund të jetë në favor të tij politik.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/uxsvStOO1rg

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.