
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka dhënë premtime të mëdha para diasporës teksa ka shpalosur objektivat dhe programin e tij për zgjedhjet e shkurtit të vitit 2025.
Megjithatë gjatë këtij tubimi, nuk kanë munguar as pyetjet e mërgimtarëve.
Mërgimtari, Rexhep Pantina ka pyetur Haradinajn për bashkëpunimin që ka pasur me Kurtin në të kaluarën.
“Z.Ramush Haradinaj, unë e kam ditë që Albini është i Serbisë qysh në 2004-ën. Tu desht 20 vjet me ditë kur ke bashkëpunu me ta. Duhet me ju kërku falje simpatizantëve të tu dhe atyre policëve që nuk e ken lane me arrestu atë kriminel, atë bashkëpunëtor të Serbisë se e ke ditë në 2004 qysh e ka zanë Albinin”, ka pyetur mërgimtari.
Në ndërkohë, Haradinaj i është përgjigjur duke i thënë “në atë kohë në opozitë i kem pasë shumë këto informata, por po të siguroj që kanihere nuk i besojshim”.
“Sikur te kishim ditë që ky ka me i bo këto punë sikur i ka bo, besom që atëherë ishim distancu, por nuk e ka pritë kush. Kurrë nuk e kam besu që vjen dita me na dënu Gjermania ose Amerika. U kanë e pabesueshme”, ka thënë Haradinaj. /Gazeta10/