
Sot ne emisionin e mëngjesit “Dita e re” në Kanal10, është debatuar se kush shpenzojnë më shumë tek floktarët, burrat apo gratë?
Në këtë debat është thënë se femrat janë ato që shpenzojnë më së shumti tek floktarët.
Në linjë direkte është inkuadruar një mërgimtare nga Norvegjia e cila është ankuar për çmimet e floktarëve në Kosovë.
“Unë për veti shpenzojë deri në 300 euro kur të shkojë në Kosovë dhe çka është më e keqja nuk iu figurojnë çmimet aty, po veç paushall, faturën nuk ta jep”, ka thënë ajo.
Sipas saj, edhe në Norvegji çmimet janë pothuajse janë të njëjta për femrat, përderisa për meshkujt çmimi shkon në 50 euro.
“Edhe në Norvegji ëhtë kaq. Një prerje e meshkujve është deri 50 euro, ndërkaq për femra shkon nga 300 deri në 350 shatiri dhe prerja e flokëve”, ka thënë ajo. /GAZETA10/