
Raporti: Viola Korça
E në të njëjtën kohë, kur Sokol Halili ka vrarë veten, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, i është dhënë lamtumira e fundit, Hamide Magashit. Familjarë, të afërm, e qytetarë të shumtë kanë marr pjesë në varrim. Nga atje, edhe njëherë është bërë thirrje që të vihen në përgjegjësi të gjithë zyrtarët që dështuan ta mbronin 35-vjeçaren.
Mes lotësh e dhimbjesh, i është dhënë lamtumira e fundit, Hamide Magashit, e vrarë dy ditë më parë nga ish-bashkëshorti, Sokol Halili, në oborrin e QKUK-së, derisa po priste të lindte.
Në varrimin e 35-vjeçares, në fshatin Lugaxhi të Lipjanit, kanë marr pjesë familjarë, të afërm e qytetarë të shumtë.
Të pranishëm në varrimin e saj ka qenë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sërish ka thënë se do të bëhet çdo gjë që drejtësia të vihet në vend.
Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu, prej së cilës komunë është edhe vrasësi i 35-vjeçares, ka thënë se ky rast i ka tronditur të gjithë.
Safete Luzha, e cila ka punuar bashkë me Hamide Magashin, ka treguar se kishin vërejtur ndryshime tek ajo pas martesës, e cila më pastaj kishte lënë punën.
Vrasja e 35-vjeçares ka tronditur vendin, me ç’rast edhe është protestuar në Prishtinë, ku është kërkuar përgjegjësi nga hallkat shtetërore që dështuan ta mbronin tani viktimën, e cila muaj më parë e kishte paraqitur rastin për dhunën që bashkëshorti ushtronte vazhdimisht ndaj saj.
Gjykata kishte lëshuar edhe urdhër mbrojtës, por që zbatimi i tij kishte dështuar. / Kanal10