
Arben Ahmeti ka paralajmëruar në emisionin “Adresa” në Kanal 10 transmetimin e një interviste ekskluzive me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, e realizuar përmes përgjigjeve me shkrim nga paraburgimi në Hagë.
Sipas Ahmetit, përgjigjet e Thaçit mbajnë datën 5 mars 2026 dhe trajtojnë zhvillimet politike në Kosovë, dialogun Kosovë–Serbi dhe procesin gjyqësor ndaj tij.
Në intervistë, Thaçi paralajmëron mundësinë e zgjedhjeve të reja në Kosovë dhe flet për mungesën e unitetit politik, që sipas tij kishte ekzistuar në periudhat e mëhershme.
Ai komenton edhe ndryshimin e qasjes në dialogun me Serbinë, duke theksuar se fokusi ka kaluar nga njohja reciproke drejt diskutimeve për njohje de facto.
Thaçi flet gjithashtu për procesin në Hagë, duke deklaruar se nuk ka hatërmbetje ndaj askujt, por duke e cilësuar procesin si të padrejtë.
Sipas Ahmetit, intervista përmban edhe mesazhe politike lidhur me të ardhmen e Kosovës.
Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni këtë të enjte në emisionin “Adresa” në Kanal 10.