
Komentatorja politike, Fatime Hajdari ka deklaruar se mesazhi amerikan përmes Osmanit nuk ka të bëjë asgjë me Kurtin, raporton Gazeta10.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Hajdari ka thënë se një takim për gratë paqën dhe sigurinë është mbajtur edhe në Kosovë, duke shtuar se prezenca e presidentës atje është shumë me meritë.
“Për ftesë nuk e mendojë që ka ndonjë prapavijë, është ftuar nga Departamenti për gratë paqën dhe sigurinë e shtetit është në kuadër të njërit prej partënerve të presidencës, besoj që ata kanë ftuar partnerin e tyre në ketë rastë presidentën e Republikës së Kosovës”, tha ajo.
Hajdari theksoi që ftesa për Osmanin është ëajm i mirë për vendin.
“Madje do të ketë edhe një fjalë rasti për shkakë një prej takimeve të rëndesishme gratë paqën dhe sigurinë është mbajtur edhe në Kosovë në përkujdesjen nga tre partnerët global është edhe zyra e presidencës të Kosovës që eshtë shumë e rëndësishme”, tha mes tjerash Hajdari./Gazeta10/