Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mësimdhënësi Gashi: Me testet që i vlerësojmë ne nxënësit tonë do të dështonin edhe nxënësit gjerman

Gazeta10
05 December 2023 - 21:06

Duke diskutuar mbi rezultatet e dobëta në testin PISA, i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”,  Afrim Gashi, mësimdhënës i ciklit të ulët ka thënë se pjesëmarrja në testin PISA nuk është obligative dhe nuk është barametër i saktë dhe se nuk përputhet me atë që ne punojmë në shkolla.

Ai tutje ka thënë se përgjegjësia duhet të jetë te institucionet dhe jo te mësimdhënësit.

“Psh. Në Matematikë të gjitha kërkesat në testin PISA kanë qenë logjike kurse nga literatura jonë këto lloj detyra janë largu dhe nuk mësohen fare” tha Gashi.

Ai tutje tha që testi PISA ka të bëjë edhe me pyetjet rreth familjes si psh sa libra i keni në shtëpi jashtë librave shkollorë.

“Testet me të cilat ne i vlerësojmë nxënësit tonë, edhe nxënësit e shteteve tjera kanë me deshtu”, ka thënë Gashi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.