
Anëtari i Këshillit Grevist të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), Reshit Kushaj ka thënë se pagat e mësimdhënësve për muajin shtator ende nuk janë ekzekutuar. Kushaj tha se janë duke pritur që të dalin pagat për këtë muaj.
“Pagat e mësimdhënësve për muajin shtator nuk kanë dal ende, me siguri që do të dalin vetëm se ka probleme teknike”, tha shkurt Kushaj. Po ashtu, sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka konfirmuar se ende nuk janë ekzekutuar pagat për nivelin para-universitar, raporton Telegrafi.
“Ende nuk janë dalë pagat për nivelin para-universitar, ndërsa për profesorët e universiteteve janë ekzekutuar”, tha Ymeri. Deri më tani edhe vet mësimdhënësit thonë se nuk iu ka dalë paga për këtë muaj./Gazeta10