Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mësohet emri i klubit nga Moska që ofroi 7 milionë euro për Mirlind Dakun

Gazeta10
07 April 2024 - 20:18

Dimrin e kaluar, drejtuesit e Spartak Moskës kanë shqyrtuar mundësinë e përforcimit të skuadrës me sulmuesin e Rubin Kazan dhe të Kombëtares së Shqiptarisë, Mirlind Daku.

Sulmuesi 26-vjeçar iu bashkua Kazanit në verën e vitit 2023 nga Osijek, por pas një sezoni shumë të mirë te Mura ku shkëlqeu me gola.

Këtë sezon ai ka luajtur 19 ndeshje në RPL, në të cilat Daku ka shënuar pesë gola me dy asistime.

Sipas Business Online, bardhekuqtë i kanë ofruar Rubinit 7 milionë euro për Mirlindin, por skuadra e Kazanit nuk ka pranuar ta shesë sulmuesin.

Kjo pasi që sulmuesi i Spartak, Shamar Nicholson, është në radarin e klubeve turke dhe belge.

Daku këtë sezon ka 5 gola dhe 2 asistime te Rubin Kazani në elitën e futbollit rus. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.