Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi për aventurën te Inter Miami: Mentaliteti im nuk do të ndryshojë

Gazeta10
12 July 2023 - 19:18

Lionel Messi zbarkoi dje në Miami, qyteti ku do të luajë sezonin e ardhshëm me fanellën e Interit.

Pas pushimeve në Bahamas, argjentinasi fluturoi me një avion privat drejt Vice City, ku mbërriti i shoqëruar nga gruaja e tij Antonella, tre fëmijët e tyre dhe babai i tyre Jorge Messi, i cili është edhe menaxheri i tij.

Prezantimi zyrtar është planifikuar të dielën e ardhshme, deri atëherë Messi dhe familja e tij do të kenë kohë të mësohen me qytetin dhe të njihen me ambientet e klubit.

“Jemi shumë të kënaqur me vendimin që morëm. Unë jam i përgatitur dhe i gatshëm të përballoj këtë sfidë të re, këtë ndryshim. Mentaliteti im nuk do të ndryshojë, do të mundohem gjithmonë të bëj më të mirën për veten time dhe për klubin dhe të vazhdoj me një performancë maksimale”, tha ai në një intervistë për TV Publica, Argjentinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.