Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Messi vazhdon shkëlqimin dhe golat, dërgon Inter Miamin në gjysmëfinale të Kupës

Gazeta10
12 August 2023 - 9:46

Lionel Messi ka shënuar përsëri me ekipin e Inter Miamit, duke gjetur rrjetën e tetë në pesë ndeshje që nga debutimi.

Inter Miami ka marrë një fitore të pastër 4-0 në ndeshjen çerekfinale ndaj Charlotte FC në kuadër të Kupës së Amerikës Qendrore dhe Veriore.

Goli i fundit dhe i rezultatit përfundimtar u shënua pikërisht nga lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, Lionel Messi.

Messi përmbylli një aksion të mirë duke shënuar nga afërsia në minutën e 86-të për rezultat 4-0.

Ky ishte goli i tetë nga pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani të yllit argjentinas me Inter Miamin, duke treguar se tani klubit nga Florida duhet t’i kenë frikën.

Në anën tjetër, Inter Miami ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës, ku do të ndeshet me Philadelphia Union me datë 16 gusht.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.