Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Meta uron kryetarin e kuvendit: Shqiptarët kanë rol kyç në stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut

Gazeta10
29 May 2024 - 10:25

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin për pozitën e re.

Meta tha se është besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik.

“Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Meta.

Më tej, Meta tha se Gashi, si kryetar i kuvendit do të garantojë të drejtat e opozitës në kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.