
Tashmë ish-trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani ka dhënë versionin e tij pas largimit nga Gjilani.
Mezani konfirmoi largimin e tij nga skuadra gjilanase, duke thënë se nuk ka hatërmbetje me klubin.
“Nuk kam hatërmbetje me Gjilanin, kisha kontratë deri më 31 maj, objektivi ishte të siguroj mbijetesën në Superligë, atë e arrita, andaj jam i kënaqur”
Mezani në vazhdim tregon se pse zgjodhi Gjilanin para një klubi në Shqipëri.
“Pata refuzuar një ofertë nga Shqipëria për Gjilanin. Një tifoz i këtij klubi më pati telefonuar personalisht, andaj vendosa të kthehem”
Tutje, trajneri i mirënjohur nga Shqipëria, mohon lajmet e fundit se kishte kontakte me Tiranën, për t’u bërë kryetrajner i skuadrës nga kryeqyteti shqiptar.