Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Michigani, shteti tjetër amerikan që e njeh Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Gazeta10
14 February 2024 - 0:20

Përveç Iowa-s dhe New York-ut, Michigani do të jetë shteti tjetër amerikan që do të njohë Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Guvernatorja e shtetit, Gretchen Whitmer e ka shpallur 17 shkurtin 2024, si Ditën e Pavarësisë së Kosovës në shtetin ku udhëheq.

“NDËRSA, më 17 shkurt 2008, Republika e Kosovës, e shtyrë nga përkushtimi i palëkundur ndaj parimeve demokratike, shpalli pavarësinë e saj nga Serbia, duke forcuar daljen e Kosovës si një komb i lirë dhe vetëqeverisës”, thuhet në vendim.

“Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Miçiganit është unike dhe e forcuar nga vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit; shteti i Miçiganit ka kënaqësinë t’u bashkohet shqiptaro-amerikanëve anembanë Miçiganit në festimin e 16 vjetorit të ditës së pavarësisë së Kosovës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
20 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.