Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miftaraj: Do të duhen së paku dy muaj për të kuptuar nëse do të ketë qeveri të re, apo vendi do të shkojë në zgjedhje

Gazeta10
12 February 2025 - 16:23

Të dielën Kosova mbajti zgjedhjet e përgjithshme, rezultatet preliminare të të cilave tashmë janë duke u përditësuar vazhdimisht. Asnjëra nga partitë nuk arriti të marrë majftueshëm vota sa ta formojë qeverinë pa hyrë në koalicione.

Lidhur me këtë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se ka rrezik real që Kosova të futet në krizë institucionale.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai vë në pah retorikën fyese dhe dëbuese, që, sipas tij, përdor para të gjithëve kryeministri Kurti.

Në fjalimin pas fitores, Kurti ka përdorur shprehje denigruese në drejtim të partive opozitare.

“Ato mund të kuptohen si mesazh që Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë dëshirë, në asnjë rrethanë, që të bëjë koalicion me partitë shqiptare. Kjo është një mënyrë e përçarjes”, thotë Miftaraj.

Ai shton se do të duhen së paku dy muaj apo dy muaj e gjysmë, për të kuptuar nëse do të ketë qeveri të re, apo vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në tryezë të bisedimeve, thotë ai, do të jenë matematika të ndryshme. Ai nuk e përjashton mundësinë që partitë shqiptare në opozitë ta formojnë qeverinë e re, duke bërë pjesë të koalicionit komunitetet joshumicë – pa serbët.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.