
Sonte në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, qëndrojnë në studio kandidatët për kryetarë komune në qytetin e Vushtrrisë.
Kandidati i pavarur, Shaban Miftari shpalosi programin e tij për katër vitet e ardhshme.
Ai tha se ka disa programe ku do të mbështetet fillimisht, pasi që qeverisja e fundit është shumë e keqe.
Miftari tha se do të shpallte tendere të hapura për qytetarët dhe mediat të cilët do të jenë prezent, do të bënte një sistem online ku gjithë qytetarët do të votonin për projektet e mëdha, publikimet e konkurseve do të jenë të hapura, do të ketë takime të hapura edhe me qytetarët.
Ai gjithashtu tha se do të ndërtojë edhe një shkollë për fëmijët me me nevoja të veçanta.
Ndiqeni videon për më tepër detaje: