
Gruaja e Lutfi Hazirit, Mike Hajrizi në emisionin “Hambar” në Kanal10 ka komentuar momentin më të vështirë sipas saj, martesën e vajzës.
Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj Lutfi Haziri ka qajtur përgjatë dasmës dhe se Haziri ka shtuar se vetëm ajo e din se çka ka përjetuar.
“Gjatë dasmës së vajzës ka pasur momente shumë emocionuese, e shoh Lutën duke qajtur, unë nuk kam qajtur por vetëm unë e di se çfarë kam përjetuar, në ato momente unë e kam parë Këngën kur ka lind, kur ka fillu të eci, kur ka shkuar në shkollë, për ato pesë minuta më ka kaluar çdo moment në mëndje”, tha ajo në Kanal10.