
Gjatë natës së djeshme në BBVA, banorët kanë pranuar mesazhe të ndryshme nga fansat e tyre, raporton Gazeta10.
Një prej mesazhave që bërë më së shumti reagime nga banorët ishte mesazhi për Luizin i cili u dërgua nga Hamëz Jashari.
“ Të përshëndesim nga Prekazi heroik i Adem Jasharit”, shkruhet në mesazh.
Megjithatë, ajo që mori vëmendje ishte aktorja Olta Gixhari e cila në një moment tha: “Çfarë është Prekazi?”.
Në një postim të shpërndarë në Facebook, Zeka u shpreh i zhgënjyer nga kjo deklaratë e Gixharit.
“Imagjinoni kush quhet VIP tek ne shqiptarët? Olta nuk e di as kush është Prekazi, as familja Jashari. Nuk ka televizion botëror që nuk ka transmetuar kronika nga tragjedia e Prekazit më 5,6,7 mars 1998”, tha ai.
“Burrat më të mëdhenj të botës e kanë vizituar këtë vend të shenjtë. A kjo VIP-i?”, theksoi më tej ish-deputeti./Gazeta10
