
Skuadra e Milanit ka marrë një lajm të mirë në prag të ndeshjes kundër PSG-së, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Të hënën, me pjesën tjetër të ekipit janë stërvitur Theo Hernandez, Christian Pulishiq e Samuel Chukëueze. Mësohet se tre futbollistët janë rikuperuar nga lëndimi dhe do të jenë gati për duelin me PSG-në, i cili zhvillohet të martën mbrëma në stadiumin “San Siro”.
Theo, Pulishiq dhe Chukëueze i munguan Milanit në ndeshjen në Serie A, të cilën e humbi 1:0 nga Udinese.
Në Ligën e Kampionëve, Milani ende nuk ka fitore në fazën e grupeve, ku ka regjistruar 2 barazime dhe një humbje pas tri ndeshjeve të luajtura. Megjithatë, ekipit italian ndaj Parisit, do t’i mungojnë Pierre Kalulu, Simon Kjaer e Rade Kruniq. Kjo ndeshje i takon Grupit F, të cilit i prinë PSG-ja me 6 pikë.