Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Milani ka vendosur një rekord të tmerrshëm pas humbjes ndaj Napolit

Gazeta10
31 March 2025 - 17:16

Milani ka humbur katër penallti këtë sezon, më shumë se çdo klub tjetër në pesë ligat më të mira në Evropë.

‘Rossonerët’ u mposhtën me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Napolit të dielën, aty ku transferimi i tyre i janarit, Santiago Gimenez, dështoi të shënojë nga pika e bardhë.

Fatkeqësisht për gjigantin italian, Gimenez u bë lojtari i katërt që humbet mundësinë për të shënuar nga penalltia këtë sezon.

 

Theo Hernandez, Tammy Abraham dhe Christian Pulisic kishin dështuar paraprakisht të shënojnë nga penalltia gjatë këtij sezoni.

Siç ka raportuar Gazzetta dello Sport, ‘Rossonerët’ kanë rekordin më të keq të penalltive në pesë ligat më të mira të Evropës, pasi kanë humbur katër nga nëntë penalltitë (kanë realizuar vetëm 55 për qind të tyre).

Njësoj si Milani në këtë aspekt qëndron vetëm ekipi gjerman Freiburg të cilët po ashtu kanë dështuar katër herë nga penalltia këtë sezon.

Theo dhe Abraham u ndalën nga David De Gea i Fiorentinës i cili priti dy penallti brenda një ndeshje.

Së fundmi, Pulisic e humbi penalltinë në humbjen me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Torinos.

Ndeshja e ardhshme e Milanit do të jetë ndaj rivalit lokal Interit, e që do të luhet në kuadër të gjysmëfinaleve të Kupës së Italisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.