
Milani nuk po heq dorë nga portugezi Joao Felix dhe thuhet se po planifikon t’i ofrojë Chelsea kushte të reja për sulmuesin 25-vjeçar.
Milani është në kërkim të një përforcimi të ri në sulm në afatin kalimtar të janarit për të ndihmuar Sergio Conceicao në misionin e tij për të përfunduar sezonin 2024/25 në pozitat e Champions.
Megjithëse kuqezinjtë kishin qenë në bisedime me Manchester United për një marrëveshje huazimi për Marcus Rashford, tani kanë kthyer vëmendjen e tyre për një marrëveshje të mundshme me Chelsean për Felix.
Kuqezinjtë mund të ofrojnë një marrëveshje huazimi 18-mujore me opsion për të blerë kartonin për 35 milionë euro në verën e vitit 2026.