Dyshja e kombëtares së Kosovës, Milot Rashica dhe Fidan Aliti po vazhdojnë me paraqitje të mira në Superligën e Turqisë.
Rashica dhe Aliti kanë zënë vend në 11-shen më të mirë të xhiros së shtatë në elitën e futbollit turk.
Rashica pati një paraqitje mjaft të mirë në sfidën kundër Kayserispor, të cilën Besiktasi e fitoi me shifrat 0-3.
Sulmuesi nga Vushtrria ishte protagonist me një asist për Ciro Immobilen në minutat e fundit të ndeshjes.
Në anën tjetër, Fidan Aliti ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Alanyasporit në fitoren minimale që e arritën kundër Çaykur Rizespor.
Aliti me angazhimin e tij ndihmoi Alanyasportin që të mbante portën e paprekur në këtë ballafaqim.
Besiktasi i Milot Rashicës gjendet në pozitën e tretë në tabelë në elitën e futbollit turk me 16 pikë, ndërsa Alanyaspor renditet në pozitën e nëntë me nëntë pikë të grumbulluara.