Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Ministri i jashtëm suedez kërkon zbatim të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Gazeta10
20 April 2023 - 16:23

Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom kërkoi sot zbatimin e marrëveshjes bazë Kosovë-Serbi, të arritur më 27 shkurt në Bruksel dhe aneksin e zbatimit të saj më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Në vizitën e tij në Kosovë të enjten, ministri suedez nënvizoi edhe nevojën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas takimit me homologen e tij nga Kosova, Billstrom, në konferencë për medie tha se palët duhet t’iu përmbahen zotimeve që i kanë marrë në dialog.

“Suedia mbështet dialogun dhe punën e kryer nga zotëri Borrell dhe përfaqësuesi Miroslav Lajçak. Kam lavdëruar po ashtu marrëveshjen e arritur, pas implementimin kjo do të lehtësojë situatën në pjesën veriore të Kosovës dhe të ketë një relaksim të situatës mes mardhënieve të Beogradit dhe Prishtinës…10:55 Të dy palët që e kanë nënshkruar marrëveshjen duhen t’i zbatojmë zotimet. Edhe në Beograd e kam potencuar se duhet të bëjnë edhe ata pjesën e punëve të tyre. Po ashtu, edhe në Prishtinë, nëse zotoheni për një marrëveshje natyrisht se duhet të përmbusheni. Në rastin e Serbisë duhet të riformulojnë nga pengesa që Kosovës që t’i bashkohet organizatave ndërkombëtare, kjo është shumë e qartë. Këshilli i Evropës është një shembull. Në anën tjetër, edhe Kosovën duam të shohim t’i përmbush zotimet e saja që të krijohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, tha Billstrom.

Ai shtoi se Suedia e mbështetë edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Ne mbështesim procesin e integrimit të Kosovës, natyrisht edhe reformat këtu. Në lidhje me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkim Evropian, ne do ta mbështesim si procedurë të rregullt”, deklaroi ai.

Në anën tjetër, Gërvalla foli për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, me ç’rast, tha se shpreson që shumë shpejtë aplikacioni të kalojë nga Komiteti i Ministrave në Asamblenë Parlamentare. /kp/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.