Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri italian pas takimit me Kurtin: Jemi të përkushtuar për dialog konstruktiv mes Kosovës e Serbisë

Gazeta10
19 February 2023 - 20:39

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Myhni, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani.

Ambasada e Italisë në Kosovë, ka shpërndarë një deklaratë të Tajan që ka biseduar me Presidenten, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin, Albin Kurti, raporton Gazeta10.

Sipas ambasadës italiane, Tajan ka thënë se Italia është e përkushtuar për dialog konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani : “Gjatë #MSC2023 takova Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti për të riafirmuar përkushtimin e Italisë për dialog konstruktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Italia është në krye të sigurimit të stabilitetit, sigurisë dhe rritjes ekonomike në Ballkan.” – thuhet në njoftimin e ambasadës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.