Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Maqedonci vizitë zyrtare në ShBA, pritet të takohet me Ndihmës-sekretarin O’Brein

Gazeta10
12 Dhjetor 2023 - 13:10

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA. Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga Ministria e Mbrojtjes.

“Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime në Departamentin e Mbrojtjes dhe Departamentin e Shtetit.

Ministri do të takoj Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Celeste A. Wallander, si dhe Senatoren Joni Ernst”, thuhet në njoftim.

Ministri po ashtu do të marr pjesë në një Think Tank, dhe do të ketë një intervistë në Zërin e Amerikës.

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.