Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Mehaj: Në FSK nga sot kanë të drejtë aplikimi të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç

Gazeta10
10 November 2022 - 19:19

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka bërë të ditur se nga sot, Ushtria e Republikës së Kosovës nuk ka kufizim në numër, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.

Mehaj tha se miratimi i tri projektligjeve sot në Kuvend avancon fuqishëm bazat ligjore të organizimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, transmeton Gazeta10.

“Këto projektligje janë sukses i madh i gjithë Republikës së Kosovës sepse kemi avancuar bazën ligjore në përputhje me interesat tona shtetërore dhe standardet më të larta të legjislacionit të vendeve anëtare të NATO-s”, tha mes tjerash ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.