
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë intervistimit në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, ka thënë se subvencionimi i Qeverisë për rrymën ka ndikuar që energjia elektrike të jetë më e lirë sesa në Shqipëri, raporton Gazeta10.
“Nga 90 milionë euro sa është premtimi, tashmë janë akloduar 60 milionë…Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret, kemi rastin ku është shtuar edhe atje blloku tarifor. Nëse i krahasojmë tarifat, tarifat nën 800 KWh kushton 6 cent, ndërsa në Shqipëri 12 cent”, ka thënë Murati./Gazeta10.