Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Murati për asetet e Radojiçiq: Qe pse duhet Byroja për konfiskimin e pasurisë, opozita e çoi në Gjykatë ligjin, kjo flet shumë për ta

Gazeta10
04 April 2024 - 19:41

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar të enjten listën e pasurive të konfiskuara dhe sekuestruara të kryeterroristit Milan Radojçiq.

Postimin e saj në Facebook e shpërndau ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Ai këtë rast e ka lidhur me nevojën për Byronë për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme.

Atë ligj opozita e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, por Murati thotë se kjo “flet mjaftueshëm për opozitën”.

“Qe pse duhet Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ligjin për Byronë opozita e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Kjo flet mjaftueshëm për opozitën”, ka shkruar Murati.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.