Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Peci: Për dy javë kemi shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit e Kosovës 

Gazeta10
28 August 2022 - 12:53

Faton Peci – Ministër i Bujqësisë sot në një konferencë për medie ka bërë të ditur se programi i granteve për bujqit është në vlerë prej 26 milionë euro. 

Peci duke njoftuar procesi i aplikimit për programin është mbyllur javën e kaluar, ka ftuar përfaqësuesit e shoqërisë civile, njohësit e fushave që të jenë pjesë e monitorimit. 

Ne kemi bërë një shpallje publike, të hapur për të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, njohës të fushave të cilët dëshirojnë të japin kontribut dhe ne i ftojmë që të jenë pjesë e procesit të monitorimit në programin i cili hap një shifër mbi 26 milionë euro në kuadër të programit të granteve”, tha ai. 

Më tej, ai ka bërë të ditur se për dy javë janë shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit e Kosovës. 

Kam potencuar se java e tretë e gushtit do të jetë javë e fillimit të procesimit të mjeteve në kategorinë e subvencioneve dhe ne tashmë kemi filluar për një periudhë dy javore ne kemi arritur që të distribuojmë gjithsej një shifër monetare prej 24.5 milionë euro për bujqit e Republikës së Kosovës të cilët kanë aplikuar në programin e pagesave direkte për vitin 2022. Gjithsej përfitues deri në këtë fazë janë 16 mijë e 593 aplikues”, tha ai./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.