Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Peleshi: Mos të shkaktohet asnjë panik, Shqipëria dhe Kosova janë të sigurta 

Gazeta10
21 August 2022 - 11:15

Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, u ka bërë thirrje qytetarëve ta ruajnë qetësinë dhe të mos bëjnë panik në lidhje me incidentin e mbrëmëshëm në Gramsh. 

Ai në një deklaratë për medie ka thënë se Agjencia e Intelegjencës ka qenë pranë ngjarjes, andaj nuk duhet krijohet panik, transmeton Gazeta10. 

Për shkak të agresionit rus në Ukrainë është rritur kërkesa për armatim. Kemi bërë mirë që nuk e kemi shuar përfundimisht industrinë tonë. Po mendojmë për t’i rivendosur në punë këto uzina. Me ambasadat nuk komunikon ministria e mbrojtjes. Nuk duhet të minimizohet as të shkaktohet asnjë lloj paniku, sepse Shqipëria dhe Kosova është e sigurt. Agjencia jonë e inteligjencës ka qenë pranë ngjarjes”, tha Peleshi. 

Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10    

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.