
Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi, në një deklaratë për medie ka thënë se tre të arrestuarit për incidentin në Gramsh, kanë qenë në vëzhgim.
Ministri sqaroi se ajo që i bën autoritetet të dyshojnë për spiunazh është fakti që ata janë nisur drejt e te Uzina dhe kanë nisur të fotografojnë. Por, Peleshi theksoi se ende nuk mund të thuhet nëse ata janë blogerë apo agjentë.
Ndërsa, tha se situata duhet vlerësuar edhe në rrafshin gjeopolitik, ministri shtoi se autoritetet nuk mund të nxitohen.
“Fakti që u sollën dhunshëm, na bëjnë të dhunojmë. Dyshojmë për spiunazh pasi u futën drejt në uzinë dhe fotografuan. Agjencia e inteligjencës ka qenë e informuar qëkur ka nisur ngjarja. Presim të zbardhet ngjarja.”, tha Peleshi.
Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10