Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri serb i Mbrojtjes falenderon ambasadorin rus: Ju ruani territorin tonë

Gazeta10
29 Nëntor 2023 - 14:15

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Harchenko.

Vuçeviç ka falënderuar gjatë takimit Federatën Ruse për “ndihmën në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë. Ai ka theksuar se synimi i Serbisë është ruajtja e statusit të një shteti neutral ushtarak.

Sipas njoftimit në këtë takim është diskutuar edhe për gjenjen aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Ambasadori rus ka zhvilluar një takim dhe me kreun e të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç. Ky i fundit i ka shprehur diplomatit rus shqetësimet për sigurinë e serbëve në Kosovës. Petkoviç pretendon se serbët janë në kërcënim të vazhdueshëm nga qeveria e Albin Kurtit.

Serbia vazhdon të mbajë lidhje të ngushta politike dhe ushtarake me Rusinë, edhe pse kjo e fundit ka kryer agresion në Ukrainë. Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Ndërsa organizatat ndërkombëtare kane ngritur shqetësimin për presionin qe po u behet kritikëve të Vuçiç njësoj si kritikët e Putin në Rusi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.