Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ministri Vitia: Kanë filluar hetimet për shkakun e helmimit të qindra personave në Malishevë

Gazeta10
14 October 2023 - 14:21

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija ka thënë se inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit të qindra personave në Malishevë.

Ai tha se mbrëmë pasi u njoftuan për rastin e helmimit bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituan të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.

“Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK.Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ka shkuar në 120 numri i personave të helmuar nga ushqimi që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.