Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministria e Shëndetësisë tash e tri javë ka mbetur pa udhëheqës

Gazeta10
27 October 2022 - 8:44

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se pas dorëheqjes së ministrit Latifi tash e tri javë Ministria e Shëndetësisë ka mbetur pa udhëheqës.

Zyra e kryeministrit Kurti nuk ka dhënë detaje e as datë se kush do ta pasojë ish ministrin e shëndetësisë, derisa kanë arsyetauar vonesat në emërimin e ministrit të ri, raporton Gazeta10.

“Ministria e Shëndetësisë aktualisht drejtohet nga ushtresja e detyrës së ministres së shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, e cila ka një përvojë të gjatë në fushën dhe sektorin e shëndetësisë. Sa i përket emrit të ri të ministrit, kurdo që për të të vendoset, do të njoftoheni me kohë”.

Opozita kritikon Qeverinë për vonesat në emërimin e ministrit të ri.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu thotë se është fatkeqësi kur shëndetësia është afër kolapsit dhe ky digaster mbetet pa ministër.

“Kjo tregon një shpërfillje të situatës në të cilën ndodhet sektori i shëndetësisë, ky mos emërim ka të bëjë edhe me përplasjen e partnerëve të kualicionit në këtë rast Vetëvendosja dhe Lista Guxo”, tha ai.

Ndërsa njohësit e shëndetësisë thonë se kjo vonesë tregon se sa prioritet kjo Qeveri e ka sektorin e shëndetësisë./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=GsX2tdpO4vc

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.