
Rritja e kërkesave nga serbët për regjistrimin e veturave në veri, siç duket ka aktivizuar institucionet që të bëjnë furnizim emergjent me targa për regjistrimin e automjeteve.
Ministria e Punëve të Brendshme e cila udhëhiqet nga Xhelal Sveçla, ka përzgjedhur me procedurë të përshpejtuar kompaninë që do të bëjë furnizimin me targa të automjeteve.
Për këtë, sipas njoftimit për dhënien e kontratës, MPB do të shpenzojë 273 mijë euro brenda gjashtë muajve për furnizim emergjent me targa për regjistrim të automjeteve, transmeton GAZETA10.

Procedura e prokurimit është udhëhequr në mënyrë të përshpejtuar e negociuar pa publikimit të njoftimit për kontratë.
Dhe për kompaninë fituese nuk kishte fare konkurrencë, pasi që procedura është përfunduar me vetëm një kompani, pra atë fituesen. /GAZETA10/