Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ministrja Hajdari padit Berat Buzhalën dhe protagonistin e audio-incizimeve për rezervat shtetërore

Gazeta10
04 August 2023 - 10:44

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari ka dorëzuar sot padin e saj në gjykatë për gazetarin Berat Buzhala dhe zyrtarin e MINT, Enver Hajrullahu.

Ajo po ashtu ka treguar se këtë padit e ka bërë për sulmet e vazhdueshme, shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat.

“Sulmet e vazhdueshme shpifjet, fyerjet dhe të pavërtetat, nuk duhet të lejojmë të kthehen në diçka të zakonshme, sepse dëmi që i bëhet opinionit publik, shoqërisë tonë mund të jetë i jashtëzakonshëm.Tentimet e dështuara për të cënuar integritetin dhe dinjitetin tim, përmes disa audio-incizimeve por edhe duke i dhënë vehtes të drejtën për të shpifur, duke shantazhuar dhe shpërndarë informacione të pavërteta, do të marrin epilog në organet e drejtësisë. Prandaj, sot për këtë qëllim, kam dorëzuar padi në Gjykatën Themelore, në Prishtinë, kundër Gazetës Nacionale, gazetarit Berat Buzhala dhe zyrtarit të MINT, Enver Hajrullahu”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.