
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të gjyqësorit e prokurorisë. Sërish.
Ajo në emisionin Blic Interview ka thënë se prokurorët e gjyqtarët e shohin vetëm interesin e tyre material. Këtë e argumentoi pas shfuqizimit të vendimit të qeverisë, për uljen e pagave.
“Prokurorët e gjyqtarët janë të interesuar vetëm që ta ruajnë interesin e tyre edhe material, duke u treguar shumë të shpejtë që ta pezullojnë vendimin e qeverisë për pagat e tyre. E në anën tjetër, të vepronin ashtu për rastet e dhunës, sigurisht që pasojat do të ishin më të vogla”, ka theksuar Ministrja Albulena Haxhiu.
Haxhiu ka kërkuar masa vazhdimisht ndaj gjyqtarëve e prokurorëve që kanë qenë duke e trajtuar rastin e Hamide Magashit./Gazeta10