
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë ka thënë se sot në zyrë e ka vizituar një prind i një 14- vjeçareje, e cila një dhjetor të 2021 kishte pasur një rast të tentim dhunimit.
Sipas Haxhiut, identiteti i të dyshuarit dihet, por që i njëjti ende nuk është dënuar, transmeton Gazeta10.
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.
“Sot, prindi i një vajze 14 vjeçare, erdhi në Ministrinë e Drejtësisë, na njoftoi që në dhjetor të vitit 2021, ka pasur tentim dhunim të vajzës së tij 14 vjeçare. Ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg. Personi i dyshuar është i lirë!”, ka shkruar ajo./Gazeta10