Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Miqësoret e qershorit / Dalin në shitje biletat për dy ndeshjet e Shqipërisë

Gazeta10
13 May 2024 - 16:52

Para finaleve të kampionatit Europian “Gjermani 2024”, Kombëtarja shqiptare do të luajë dy ndeshje miqësore ndaj Lihtenshtejnit (3 qershor në orën 20:00) dhe Azerbajxhanit (7 qershor në orën 19:00), në “Haladás Sportkomplexum”, Hungari.

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për dy takimet miqësore në jegymester.hu

Nevojitet të regjistroheni në jegymester.hu në mënyrë që të blini biletën.

Të dhënat e detyrueshme që do ju kërkohen në momentin e blerjes së biletës suaj si: Emër/E-mail/Fjalëkalim të cilat duhet të jenë të sakta.

Pasi të zgjidhni ulësen tuaj ju mund të procedoni me pagesën përmes disa metodave: Pagesë me kartat VISA, MASTERCARD, MAESTRO si edhe AMERICAN EXPRESS.

Bileta është elektronike, por ju keni të drejtën edhe ta printoni. Vini re, nëse bileta nuk vjen brenda 5 minutash në postën tuaj elektronike (e-mail) lutemi të kontrolloni kartelën SPAM.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.