Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratimi i projektbuxhetit për vitin 2025, eksperti i ekonomisë thotë se një pjesë do fokusohet në investimet kapitale

Gazeta10
30 October 2024 - 18:27

Vendimi i së martës për ngritjen e pagave për pesë kateogori të caktuara u miratua sot në mbledhjen e ekzekutivit të Qeverisë.

Zhvillimet e fundit ekonomike, vendimet e ndërmarra e buxheti i paraparë prej 3.6 miliardë eurosh për vitin 2025 u komentuan nga eksperti i kësaj fushe, Mustafë Kadrijaj, raporton Gazeta10.

“Në krahasim me vitet e kaluara është një dallim që e ka bërë të qartë që do të fokusohet në pjesën e investimeve kapitale ndërsa pjesa tjëter edhe në administratën publike sepse me të rritur pagat detyrimisht reflekton që t’a rris shpenzimin”, deklaroi Kadriaj.

“Opinioni duhet t’a ketë të qartë që krejt varet se çfarë politikash do të ketë. Vlerësoj që kjo qeveri tanimë e ka parë që me politika sociale më nuk bëhet në ekonominë e tregut, pra besoj që do fokusohet në pjesën investive” shtoi ai.

Sipas ekspertit të ekonomisë shifra prej një miliardë parashihet të jetë bazë e investimeve. /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.