Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohet buxheti për zgjedhjet me amandamentin e propozuar nga PDK

Gazeta10
25 November 2025 - 14:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, bashkë me amendamentin e propozuar nga anëtarët e PDK-së në këtë institucion.

Arianit Elshani dhe Ilir Gashi para se të hidhej në votim plani, instituan që fletëvotimet të dërgohen në diasporë origjinale, ashtu siç e parasheh rregullorja.

Buxheti, u miratua me gjashtë vota “për”, ndërsa kundër dolën anëtarët e VV-së në KQZ, si dhe vet kreu i komisionit, Kreshnik Radoniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje nuk arriti ta miratonte buxhetin prej 7 milionë e 771 eurove, të planifikuar për zgjedhjet e parakohshme nacionale, pas përplasjeve mes anëtarëve të këtij institucioni, të cilat vazhduan edhe sot.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.