Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohet projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve

Gazeta10
18 January 2023 - 11:54

Kuvendi ka miratuar projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, i propozuar nga ministrja e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

61 deputetë morën pjesë në votim, të gjithë duke votuar pro këtij projektligji, raporton Gazeta10.

Ndërkohë, deputetët e PDK-së kanë vazhduar të kërkojnë dorëheqjen e ministres Hajdari, pasi kjo e fundit u dënua nga gjykata për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.

Deputeti Abelard Tahiri ka thënë se deputetët e PDK-së nuk do ta votojnë asnjë projektligj të propozuar nga ministrja Rozeta Hajdari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.