
Është miratuar raporti për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, raporton Gazeta10.
Ky raport është miratuar pas dy ditësh diskutimi.
Dokumenti është titulluar: “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”,.
Vuçiq, ka thënë se Serbia po përballet me “një periudhë shumë të vështirë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,ka thënë se askujt nuk po i pëlqen qe Serbia ka politikë të pavarur.
“Askush nuk na pëlqen sepse ne udhëheqim një politikë të pavarur. Askujt nuk i pëlqen kjo. Unë u jam mirënjohës të gjithë deputetëve, pavarësisht se nuk arritëm të arrijmë marrëveshje elementare as për raportin”, ka thënë Vuçiq. / Gazeta10.