Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Miratohet vendosja e çmimeve tavan për produktet bazë

Gazeta10
27 October 2022 - 20:18

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për çmimet tavan për produktet bazike dhe projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike. Ndërkaq, nga AAK-ja, kanë thënë se Ligin për Qeverinë e Kosovës do ta dërgojnë në Kushtetuese, pasi siç kanë thënë ata përmes tij i jepet e drejta e votës një zëvendësministri, e që sipas tyre është antiligjore, raporton Gazeta10.

Raporti: Saranda Aliu

Kamera: Kanal10/KP/EO

Tregtarët nuk do të mund t’i vendosin produkteve çmime sipas dëshirës.

Pas naftës, edhe ushqimet elementare pritet të rregullohen me çmim tavan.

Kjo pasi, 63 deputetë votuan projektligjin për masa të përkohshme të produkteve bazike.

Legjislativi ka votuar edhe projektligjin për Mbështetjen e Punëve Publike, përmes së cilit synohet të rregullohen çmimet deri në një masë të caktuar për materialin ndërtimor.

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila ka thënë se këto dy projektligje kanë rëndësi të veçantë, për shkak të ngritjes së inflacionit në vend.

Pavarësisht se u miratua edhe në lexim të dytë, jo të gjithë deputetët u pajtuan me përmbajtjen e Ligjit për Qeverinë e Kosovës.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë paralajmëruar se këtë të fundit do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkaq, në mungesë të propozuesit është shtyrë hedhja në votim e rezolutës kundër sulmeve seksuale ndaj integritetit seksual.

Në një nga seancat e ardhshme pritet të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19.

Gjatë seancës të së enjtes, kuvendi miratoi projektligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis si dhe atë për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Noterinë./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.