
Raporti: Viola Korça, Kamera: Deurit Shaljani/Kanal 10.
Dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi po konsiderohet . Njohës të fushës thonë se nga ministri i ri presin bashkëpunim dhe përmisim të kushteve. Dorëheqjen e të parit të Shëndetësisë gjatë ditës nuk ka dashur ta komentojë kryeministri Albin Kurti, derisa ka emëruar Dafina Gexhën ushtruese të detyrës së Shëndetësisë.
Njohës të shëndetësisë e kanë mirëpritur dorëheqjen e Rifat Latifit nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, ndonëse thonë se nuk presin ndryshime pozitive në këtë sektor as me ardhjen e ministrit të ri.
Sipas tyre, gjendja në këtë fushë është shumë e rëndë, andaj edhe ish-ministri Latifi do të duhej që të ofronte dorëheqjen e tij mëherët.
Nga Oda e Mjekëve të Kosovës kanë thënë se Latifi nuk ka qenë edhe aq bashkëpunues, andaj edhe kanë kërkuar nga ministri i ri që do të vie në krye të këtij dikasteri të bashkëpunojë më shumë me profesionistët shëndetësorë, e të përmirësojë kushtet e tyre.
Ndërkaq, gazetari Bujar Vitia, ka theksuar se gjendja në shëndetësi veçse është përkeqësuar.
Ai është shprehur se pret që qeveria të mos emëroj një ministër i cili do t’i mësoj problemet e shëndetësisë që nga fillimi, por të jetë dikush që i njehë në thellësi problemet në këtë sektor.
Infermieri dhe njohësi i Shëndetësisë, Fitim Havolli ka deklaruar se për shkak të mospërmirësimit të gjendjes në sektorin e shëndetësisë, kohë më parë ka kërkuar dorëheqjen e Latifit.
Ai është shprehur, se ministrin e ri do ta presin shumë sfida në këtë fushë.
Pas dorëzimit të dorëheqjes, kryeministri Albin Kurti ka pritur gjatë ditës në takim ish-ministrin Latifi.
Kurti tha se Latifi nuk e ka kursyer përvojën e tij, e as kontaktet e shumta ndërkombëtare për ta avancuar sistemin e shëndetësisë./Gazeta10