Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mirsad Jonuz, trajneri i ri i Lirisë

Gazeta10
29 November 2023 - 14:43

Mirsad Jonuz është trajneri i ri i skuadrës së Lirisë.

Jonuz vjen te skaudra prizrenase si pasues i Nedim Yigit, i cili pak kohë më parë u shkarkua pas rezultateve jo të kënaqshme.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe Jonuz ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit, ku misioni i tij do të jetë mbijetesa.

Jonuz është njëri prej trajnerëve më të vlerësuar në Maqedoninë e Veriut, ndërsa Liria këtë edicion është rikthyer në elitën e futbollit kosovar dhe zë vendin e fundit në tabelë me tetë pikë të mbledhura pas 15 xhirove të zhvilluara.

Jonuz ka punuar në shumë skuadra, sidomos në Maqedoninë e Veriut, ku ka drejtuar Rabotniçkin e Podebën. Ka punuar edhe në Qipro e Greqi, te skuadrat Nea Salamis Famagusta e Aiginiakos. Ka qenë edhe trajner i Vllaznisë së Shkodrës, ndërsa së fundmi, ka qenë në Katar te skuadra e Lusailit.

Jonuz prej vitit 2009 deri në vitin 2011 ka qenë selektor i Maqedonisë së Veriut, ndërsa më herët ka drejtuar edhe ekipin U21 për gjashtë vjet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.