Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Misetiq: Gjykimi i Thaçit nis në fillim të 2023, mund të zgjasë nga 3 deri në 5 vjet

Gazeta10
20 October 2022 - 23:16

Avokati kroato-amerikan, Luka Misetiq, pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka zhvilluar një intervistë në Prime Time, rreth Gjykatës Speciale dhe përfaqësimin e Kosovës në arbitrazhe ndërkombëtare.

Misetiq ka deklaruar se gjykimi i ish presidentit të Kosovës, me shumë mundësi do të nisë në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, raporton Gazeta10.

Faktikisht ne marrim informacionet ashtu si ju, nga zëdhënësi i kësaj gjykate. Rasti, me shumë mundësi do t’i transferohet trupit gjykues nga fundi i vitit, dhe gjykimi pastaj do të nis në tre muajt e parë të 2023. Kaq dijmë. Nëse flas realisht, bazuar në eksperiencën time, gjykimi mund të zgjasë nga 3 deri në 5 vjet para se të marrësh qëndrimin fillestar nga gjykatësi.“, ka deklaruar ai në Prime Time./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.