Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

Mishetiq emërohet kryembrojtës i Thaçit

Gazeta10
20 February 2024 - 15:22

Luka Mishetiq është emëruar udhëheqës i ekipit mbrojtës të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Fidelma Donlon, e ka bërë emërimin e tij pas konfirmimit sa nga ekipi mbrojtës janë larguar Gregori Kihou dhe Xho Rider.

Më 19 janar administratorja e kishte njoftuar panelin përmes një letre të dërguar nga Thaçi se kontrata e Kihou dhe Rider me të ka përfunduar.

Më 9 shkurt Mishetiq kishte informuar panelin se ai ka arritur marrëveshje me Thaçin për t’i pasuar ata si avokat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.