Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mitaj: Kam lindur në Athinë, por dashuroj më shumë Shqipërinë time

Gazeta10
27 March 2024 - 21:06

Futbollisti shqiptar, Mario Mitaj ka folur për mediat ruse për prejardhjen e tij.

Mbrojtësi i majtë i Shqipërisë u shpreh se ka lindur në Athinë, por është shqiptar.

“Unë kam lindur në Athinë, por jam shqiptar. Fakti që kam lindur në Athinë nuk më bën grek. Kam shumë miq atje, flas greqisht dhe e dua atë vend për mundësitë që ka dhënë për mua dhe familjen time. Por unë dashuroj më shumë Shqipërinë time, jam një patriot i atdheut tim. Kur shoh flamurin shqiptar dhe flas me shqiptarë, mbushem me një ndjenjë krenarie”, tha Mitaj.

Aktualisht, ai është pjesë e Lokomotiv Moscow në Rusi dhe pjesë e rregullt e Shqipërisë në grumbullimet e fundit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.