Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mitrovicasi bie nga kati i dytë gjatë punës në ndërtimtari

Gazeta10
30 January 2024 - 9:32

Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës gjatë ditës së djeshme.

Rasti ka ndodhur në Mitrovicë të Jugut rreth orës 11:00.

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima përderisa ka qenë duke punuar, ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim.

Punëtori ka pësuar lëndime trupore dhe është transferuar për trajtim në QKUK.

“Mitrovicë Jugu /29.01.2024 – 11:00. Viktima mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke punuar, nga pakujdesia ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese që është në ndërtim. Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njejti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, njofton Policia. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.